Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Marina Wheeler njoftuan divorcin pas gati 25 vitesh martesë dhe konfirmimi ka ardhur sot me një deklaratë të përbashkët nga çifti, sipas të cilit ish-ministri kishte vendosur të ndahej nga Marina për shkak të një çështjeje jashtëmartesore.

Në deklaratë thuhet se Boris dhe Marina, të dy 54-vjeçarë, jetojnë tashmë të ndarë prej disa muajsh.

“Si miq ne do të vazhdojmë të mbështesim fëmijët tanë’’, theksojnë ata dhe se ”asnjë koment tjetër nuk do të bëhet për këtë çështje, në emër të privatësisë” së tyre.

Marina Wheeler, avokate dhe mike e hershme e familjes Johnson, është nëna e katër prej pesë djemve të Borisit, që dy muaj më parë është ”divorcuar” edhe nga qeveria e Theresa May për mospajtim në linjën e bisedimeve të Brexit, e konsideruar shumë e butë.

Më parë, Johnson ishte martuar me Allegra Mostyn-Owen, vajza e historianit britanik William Mostyn-Owen dhe shkrimtares italiane Gaia Servadio.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb