TIRANE- Ish-ministri i Bujqësisë që vjen nga radhët e LSI, Edmond Panariti ka ngritur edhe njëherë në fokus shqetësimin e tij për mungesën e sinjalistikës gjurmuese në flotën e peshkimit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” deputeti i LSI-së tha se gjatë kohës që ishte ministër sugjeroi që anijet të pajiseshin me sistemin ‘Blue box’, madje që ato të jepeshin falas. Ai tha se ky sistemi duhet te behet operacional.

“Unë kërkova që të përgjohet mungesa e sinjalistikës për flotën e peshkimit që mungonte që nga fundi i prillit të vitit të kaluar. Mund të ketë edhe pasoja për mosdeklarimin e vëllimi të peshkimit, pasi sistemi i blue-bokseve ka dhe një atribut tjetër. Në sistem behët statistika për peshkimit. Një pjesë e statistikave fshihej dhe nuk deklarohej. Problemi më akut dhe serioz është që sistemi shpërbente për koordinimin e saktë të anijeve, në mënyrë që të dihej ku shkonte, ku ishte. Ju e kujtoni se si ndodhi me anijen ‘Celepija’ para një vit, ku një marinar humbi jetën, tjetri u mbajt peng, dhe anija nuk dihej se ku ndodhej. Ndaj kam reaguar në atë kohë kur isha ministër, ndaj edhe për këtë gjë të paktën kam pritur falënderime. Kutia e bleu-boxit kushton dhe një pjesë e tyre se përballon. Unë ndërhyra që t’ja ndaja falas. Por për mua ishte me rëndësi që të pajiseshin, pasi kostoja i nxin faqen Shqipërisë. Vjet Shqipëria ka lidhur marrëveshjen për masat portuale. Vendi jonë është në prozhektorët e ndërkombëtarëve për përdorimin e narkotikëve. Paratë për këtë projekt janë aty dhe duhet të zbatohen pagesat e prapambetura”, tha Panariti.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: