TIRANE– Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas aksionit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tepelenë, ku në një stallë bagëtish në malin Sopot, sekuestroi 115 kg mishi qengji dhe keci, pasi therej dhe tregohej në kushte të paligjshme.


Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Panariti e quan “një turp dhe një mizori” një aksion të tillë.


“AKU ka marrë malet dhe po godet stanet e barinjve në 2000 m lartësi”, shkruan ish-ministri Panariti.


POSTIMI I PLOTE
Nje turp, nje mizori dhe pashpirtesi e pa pare dhe e padegjuar!! AKU, ka marre malet dhe po godet stanet e barinjve ne 2000 m lartesi?! I kane shpallur lufte bagetise dhe bujqesise ne te gjitha malet, kullotat e pyjet e Shqipërisë?! Po u grabitin barinjve dhe banoreve te atyre trevave historike, te gjitha qingjat dhe kecat e rritur ne natyre te virgjer!! Po i dhunojne dhe ndalojne ti perpunojne, shesin dhe konsumojne aty ku ata i mbareshtojne keto bageti brez pas brezi… Pse? Sepse janë rrezik publik!! Po.. po.. ato jane rrezik publik!! Sepse ato, rrezikojne monopolet e bizneseve te qingjave dhe kecave te orientuara nga importi. Dhe nuk stepen e nuk ndalen..!! Packa se po hedhin ne mjerim e deshperim me qindra familje qe mbahen me to.
(BalkanWeb)

Etiketa: