TIRANE-Ish- ministri i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike si dhe emrat e njohur që janë lënë jashtë liste. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’, Besnik Musafaj tha se emrat e njohur që kanë dhënë kontribut në PD duhet të ishin futur në lista, pasi ndihmojnë PD për të marrë më tepër vota.

Ai përmendi Jozefina Topallin, Astrit Patozin, Majlinda Bregun si dhe emra të tjerë të cilët duhet të ishin në listën e kandidateve për deputetë, raporton ‘BalkanWeb’

“Unë kam reaguar që të shtunën dhe kam qenë i pari që kam reaguar, por si një person i painteresuar, pasi nuk kam qenë kandidat sepse jam thjesht një anëtar i PD. Reagimi im ka qene se ka mungesa të mëdha dhe të papërligjura. Edhe unë nuk dija asgjë për listat. Kam parasysh shumë emra që do t’i bënin nder listës dhe do merrnin vota. Përmend Jozefina Topallin, Astrit Patozin, por edhe Majlinda Bregun të cilët do ndihmonin nëse do ishin në listat e kandidatëve për deputetë. Belind Këlliçi është njeriu më i votuar, përveç kreut të PD dhe mendoj se duhet të përfshihej sepse ai ka marrë dhjetëra vota. Këlliçi nuk ka qenë kandidat zyrtar i Bashës, por në vend të tij ka qenë Salianji. Gjithashtu, përmend këtu edhe Tomor Alizotin, i cili është kreu i departamentit të ish-të përndjekurve në PD që nuk është”- tha Besnik Mustafaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: