TIRANE- Sot shënojnë 6 vite nga rënia në krye të detyrës së Feti Voglit, teksa ishte në mision në shqiptar “Eagle 4” në Kandahar të Afganistanit.

Përmes një mesazhi të ndjerë në ‘Facebook’ ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj kujton dëshmorin e Atdheut. Demiraj, shkruan se Vogli ishte një ushtarak karriere i lindur dhe i përkushtuar.

demiraj

MESAZHI I DEMIRAJT
Të dashur miq!

Sot u bënë 6 vite nga rënia në krye të detyrës së Dëshmorit të Kombit, Kapiten Feti Voglit, pjesëtar i misionit shqiptar “Eagle 4” në Kandahar, Afganistan.

Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i talentuar, i përkushtuar në detyrë, me rezultate dhe arritje të larta, gjë për të cilën është vlerësuar dhe dekoruar disa herë me medalje të ndryshme. Kapiten vogli ra në krye të detyrës, siç bien burrat shqiptarë, sy patrembur dhe si heronj. Ai …… nuk iu përgjigj Apelit kur e thërrita 3 herë rresht në varrezat e Dëshmorëve të Kombit…..
Nuk mund të harroj kurrë momentin më të rëndë të karrierës sime ushtarake, dhënien e lajmit të kobshëm familjes, Alva humbi bashkëshortin e përkushtuar, Egi humbi babin e dashur, prindërit humbën njeriun më të shtrenjtë, vëllai dhe motra humbën vëllain e devotshëm. Batalioni i forcave Specile humbi shokun e luftës.
Kapiten Feti Vogli duhet të kujtohet si shembull i shkëlqyer dhe heroik në çdo apel të kontingjenteve tona luftarake, që shpresoj të nisen sërisht një ditë në operacionet luftarake jashtë vendit, por ne te njejten kohe dhe vemendja e qeverise Shqiptare per ushtaraket te kthehet me qellim te modernizimit dhe fuqizimit te FA, permiresimit te kushteve te punes, jeteses dhe trajtimit financiar qe eshte shume i dobet.
Sot shpirti i Fetiut prehet përjetësisht në altarin e lirisë të Kombit dhe ne sna ngelet gje tjeter vecse ti kujtojme me respekt heronjte e Kombit dhe amanetin e tyre ta cojme deri ne fund. DD.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb