Prokuroria e Posaçme ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ish-ministri akuzohet për abuzim me fondet e SASPAC, teksa drejtonte këtë strukturë.

Lajmi u konfirmua më herët ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

NJOFTIMI I SPAK

Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: