TIRANE

Përmes një postimi në facebook, ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se nëse ka  vërtetë “meritë” që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë. “E bëri si deshi!” – thekson Manjani.

“Aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë. Pra e bënë si deshën dhe tani bëjnë ç’të duan. Ky është fakt i dukshëm tashmë. Sundimi i ligjit është qartësisht i zëvendësuar me sundimin e pushtetit!” vijon më tej ish ministri në reagimin e tij, i cili nuk kursen as qëndrimin e ambasadorëve.

“Duhen “falenderuar” edhe ata ambasadorë që ende vijojnë të mbështesin këtë drejtësi, që nuk garanton më as liritë themelore të Shqiptarëve. ☹️☹️ Ndërkohë shtetet nga këto ambasadorë vijnë po diskutojnë të na vendosin viza…U desh kjo reformë që të na rikthehet Izolimi dhe terrori i shtetit politik…” përfundon Manjani.

Postimi i plotë:

Në ka vërtetë “meritë” që i duhet njohur Rilindjes është reformimi i drejtësisë. E bëri si deshi!

Aktualisht, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, me gjykata të trembura dhe me prokurori të gjithën nën hyqmin e qeverisë.

Pra e bënë si deshën dhe tani bëjnë ç’të duan. Ky është fakt i dukshëm tashmë.

Sundimi i ligjit është qartësisht i zëvendësuar me sundimin e pushtetit!

Kushdo që kritikon, proteston apo qoftë edhe pshurr pushtetin arrestohet dhe njëkohësisht dënohet ashpër. Shumë më ashpër se të bësh trafik droge apo ndonjë krim tjetër të rëndë.

Rilindja ja arriti me drejtësinë e saj të re që trafikantët të lëvizin lirisht, ndërsa protestuesit mbushin burgjet!!!

I duhet njohur kjo “meritë”.

Duhen “falenderuar” edhe ata ambasadorë që ende vijojnë të mbështesin këtë drejtësi, që nuk garanton më as liritë themelore të Shqiptarëve. ☹️☹️

Ndërkohë shtetet nga këto ambasadorë vijnë po diskutojnë të na vendosin viza…

U desh kjo reformë që të na rikthehet Izolimi dhe terrori i shtetit politik…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb