TIRANE

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht deputet i PD-së, Tritan Shehu ka kritikuar ashpër nivelin e shëndetësisë në vend. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shkruan se niveli dhe standartet e urgjencës mjekësore janë shumë larg të domosdoshmes.

Ish-ministri teksa e argumenton me shembullin e një pacienti nga Këlcyra thekson se kushtet për banorët jashtë Tiranës janë të vështira,  sidomos gjatë urgjencave shëndetësore.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Niveli e standartet e urgjencës mjekësore janë shumë larg atyre të domosdoshme, vecanerisht po te kuptohet se dhe jashte Qendres se Tiranes “jetojne” njerrez:

Dje nje qytetar i nje fshati te Kelcyres reth ores 7 te mengjezit akuzoi dhimbje te forta gjoksi, per te cilat me mjetet e tij mbas reth tre oresh arriti ne spitalin e Gjirokastres.

U njoftova reth ores 12,30 dhe menjehere u impenjova per t’i siguruar nje ndihme mjekesore sa me te kualifikuar.

Reth ores 13,30 pacienti niset drejt QSUT ne Tirane me autoambulance.

Koleget e asaj qendre, me te cilet komunikova ne te gjitha hallkat, arriten qe reth ores 18 te realizonin aty proceduren hemodinamike e te vendosnin nje “unaze” ne nje koronare duke dilatuar edhe tjetren.

Por nderkaq infarkti ishte konsoliduar, pikerisht sepse koha e nderhyrjes ishte mbi limitet e duhura prej max 6 oresh nga simptomat dhe mungeses se protokolleve te perdorimit te trombolitikeve ne rrethe, kur kjo ndodh.

Urgjenca mjekesore nuk eshte thjesht nje ingranazh, por eshte nje mekanizem i tere kompleks, qe per te pasur suksesin e plote duhet te funksionoje saktesisht ne te gjithe vendin e hallkat e saj.

Fatkeqesisht sic tregoi edhe ky rast, per te cilin pati nje gadishmeri te plote te te gjithe kolegeve, gjendja e Urgjences sone eshte shume larg normave e kerkesave te kohes, vecanerisht kur behet fjale per qytetare jashte “unazes se Tiranes”.

Por Shqiperia nuk eshte vetem qender Tirana!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb