TIRANE

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në protestën e studentëve, e cila ka hyrë në ditën e gjashtë të saj duhet të marrë pjesë edhe opozita.  Ndryshe nga studentët që nuk pranojnë që opozita apo politikanë të bëhen pjesë e kauzës së tyre, Ylli Manjani shprehet se logjika e do që opozita të ishte aleate e studentëve, për t’i dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje.

Statusi i plotë:

Nëse në protestën e studentëve ka vend për “Qorrat” e qeverisë, të cilët protestojnë Fake kundër vetes, nuk ka përse Opozita me sy në ballë të mos jetë aty.

Llogjika e do që opozita të ishte aleate e studentëve, për ti dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje.

Në këtë rast opozita mund ti linte peng mandatet e saj parlamentare tek studentët, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mandatet e opozitës janë në dispozicion të shoqërisë që kërkon punë, taksa të ulëta, arsim e shëndetësi FALAS si dhe shërbime publike të mira të ofruara nga shteti.

Debati për politizim ose jo i protestës është poshtërsi e propagandës.

Protesta medemek jo politike është në favor të qeverisë. Kjo e e fundit çfarë është NGO?!

Qeveria vetë është kulmi i politikes, ndaj “jo politikët” i ha të gjallë…

Opozita duhet ti vihet përballë kësaj qeverie.

(d/d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb