TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur se kushdo që sot e ndjen veten opozitar duhet të bashkohet urgjentisht në propozimin e bërë nga Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Manjani e cilëson si “monist” Kuvendin e Republikës, i cili së fundmi është kthyer në një arenë përplasjesh dhe nxjerrje inatesh nga tre partitë kryesore.

“Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e L.Bashës për të djegur mandatet e këtij Parlamenti monist!” shkruan Manjani.

Menjëherë pas propozimit të kreut të selisë blu për djegien e mandateve, dy aleatët, PDIU dhe Partia Agrare Ambientliste mbështetën këtë nismë, e cila sipas tyre, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb