Ish ministri konservator Svejn Ludvigsen (72) nga Norvegjia, është i akuzuar për dhunim të emigrantëve, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.


Kjo kishte zgjatur disa vite, ndërsa prokurori shtetëror e hulumton ish ministrin për keqpërdorim seksual të tre personave, sqaroi avokati shtetëror Tor Borge Nordmo.


Ludvigsen akuzohet për keqpërdorim të funksionit udhëheqës policor i rajonit si dhe se e ka shfrytëzuar pozitën e rëndë të tre personave të cilët kishin kërkuar azil, shumë më të rinj se ai, prej të cilëve njëri me sëmundje të lehtë mendore dhe i ka keqpërdorur seksualisht.


Këtë e kishte bërë në shtëpinë e tij dhe në hotele në periudhën ndërmjet vitit 2011 dhe 2017, theksohet në padinë. Para se të bëhej udhëheqës policor, ish funksionari konservator ishte në funksionet më të larta shtetërore, në mesin e të cilave edhe ministër për Peshkim ndërmjet viteve 2001 dhe 2005. Ludvigsen i hodhi poshtë të gjitha akuzat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb