TIRANE– Luan Hajdaraga, ish-ministër i mbrojtjes, ish-deputet dhe një nga eksponentët e Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi dje në mëngjes një hemorragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga, ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.


Në momentin e goditjes nga hemorragjia, Hajdaraga ndodhej në doganën e Qafë-Thanës ku iu mundësua dhënia e ndihmës së parë, për t’u transportuar me pas në QSUT.


70-vjeçari ndodhet ne reanimacionin e neurologjisë nën monitorimin e mjekëve. Burime nga spitali bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, e pandryshueshme dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
(ed.me/BalkanWeb)