TIRANE-Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish ministri Saimir Tahiri ka dalë në një deklaratë për mediat për të treguar sipas tij të vërtetën. Tahiri tha se drejtësia italiane ka mbyllur hetimet ndaj tij,  pasi nuk kanë gjetur asnjë përfshirje në aktivitet të paligjshëm.

Kanë gënjyer aq shumë për mua çdo ditë dhe unë kam heshtur në pritje të vërtetesës. E vërteta sado vonë do bërtasë më fort se çdo gënjeshtër për këtë vit. Kam pasur dhe kam ende shumë për të thënë. Kam diçka me rëndësi që dua të ndaj me publikun sepse e vërteta nuk rri dot e fshehur. Juve u kujtohet se si në datë 24 tetor 2017 unë dola në konferencë se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim.

Ajo dora e zezë lëvizi fort dhe tha se ajo letër që nxora unë ishte e falsifikuar. Unë i tregova publikut se mua hetimi i Prokurorisë shqiptare nuk më mjafton dhe për të vërtetën time kërkova të hetohem edhe në Itali. Pas konferencës time, të njëjtën gjë bëri edhe prokuroria. Janë prokurorë ata që shpërndanin gjysmë lajm dhe gjysmë letra. 

Prokurori i Antimafias Italiane dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës në Itali, në përfundim të të gjitha hetimeve, i kërkuan Gjykatës Italiane pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin sepse nuk ka asnjë lloj përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm. Gjykata Italiane miratoi kërkesën e Prokurorëve të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e Gjykatës, ku miraton kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj meje. Sot unë kam vendimin e anti-mafias italiane.”- tha Tahiri.

Ish ministri sulmoi edhe ambasadorët që sipas tij u bënë bashkë me disa politikanë duke kërkuar arrestimin e tij.

“Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg dhe unë ua bëra qejfin dhe kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më sollën vendimin e pushimit të hetimit”- tha ndër të tjera Tahiri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: