SERBI– Përfaqësuesit e serbëve do të duhej të ktheheshin në Qeveri dhe në institucionet e saj, vlerësojnë analistët serbë. Për këtë temë në B92 ka folur edhe ish-ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, dhe analisti Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.
Bogdanoviç thotë se bojkoti nuk është mënyrë që të luftohet për interesat tuaja.

“Edhe në kohën kur kam qenë ministër, në disa raste përfaqësuesit serbë kanë bojkotuar institucionet e Kosovës dhe nga kjo ne më shumë jemi dëmtuar se kemi përfituar”, ka thënë Bogdanoviq, transmeton Koha.net.

Janjiç vlerëson se kjo është një çështje e taktikës dhe e asaj se çka mund të përfitohet para kthimit të përfaqësuesve serbë në qeverisë e Kosovës.
“Koordinimi i punës me Listën Serbe është i nevojshëm dhe kjo është e mirë. Me këtë Beogradi është bërë faktor i rëndësishëm në Kosovë”, ka shtuar Janjiç.

Goran Bogdanoviç vlerëson se serbët do duhej të ktheheshin në Parlamentin e Kosovës në kohën kur në rend dite do të ishte votimi për formimin e Gjykatës Speciale.
Dushan Janjiq thotë se është e mundshme që para kthimit të kërkojnë realizimin e disa kushteve.

“Është e mundur të kërkohet ndonjë post tjetër ministror, që Prishtina të pajtohet që çështja e ‘Trepçës’ të zgjidhet jashtë Prishtinës dhe që të zgjidhet çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka këshilluar Janjiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb