TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi fitoi betejën me Gjykatën, duke iu kthyer liria, shfaqet mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ditën e sotme ish-ministri ka postuar dy foto në ‘Facebook’ ku duket ai para 30 vitesh dhe djali i tij i vetëm Drini.

“Une para 30 vitesh, DT sot… ekzakt e njejta gjurme ???#original #footsteps”, shkruan Tahiri në rrjetin social.

43530762 10218002830922733 2792658435315859456 N (1)
43530762 10218002830922733 2792658435315859456 N (1)

Kujtojmë se kjo verë ka qenë mjaft e ‘ngjeshur’ me aktivitete për Tahirin, ndërsa njëherë shfaqej në rrjetet sociale teksa bënte zhytje në liqen, shëtitje me kalë buzë detit apo dhe pasioni për rritjen e bletëve. Aktualisht ish-ministri është në hetim për dosjen ‘Habilaj’, pasi ai përmendet në përgjimet e rrjetit trafikant.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb