TIRANË
Me dekret të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ish ministrja Eglantina Gjermeni do të jetë ambasadore e Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë.
“Zonja Eglantina Gjermeni emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, rezident”, thuhet në dekret.
Eglantina Gjermeni, deputete e PS në dy legjislatura, ka mbajtur postin e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit në qeverinë Rama.