TRANE – Alessio Aliaj, i njohur tashmë nga të gjithë si një ish-model i suksesshëm i përfshirë në industrinë e muzikës, në një intervistë për revistën Who rrëfen jetën e tij të re pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve.

Tropojani i pashëm ka ndarë me lexuesit tanë shumë momente të rëndësishme nga jeta e tij, por asnjëherë nuk ka qenë kaq i emocionuar. Arsyeja, janë dy fëmijët e tij, që ia kanë ndryshuar rutinën dhe e kanë bërë të bëjë edhe gjëra që nuk i kishte menduar asnjëherë më parë. Ai a treguar se me lindjen e fëmijës së dytë , jeta e tij ishte kompletuar.

“Kur erdhi në jetë edhe djali, Elijah Zayn Alia, u ndjeva i plotësuar… Ëndrra ime për të pasur dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë u realizua dhe i jam mirënjohës Zotit dhe Kat për këtë (buzëqesh). Puna vazhdon njësoj dhe ndryshimet janë shumë të bukura, sepse jam baba i dy engjëjve”- ka thënë ai.
Pyetjes nëse e ndihmon bashkëshorten në rritjen e fëmijëve Alessio është përgjigjur me po, dhe madje ka ndërrruar Edhe pelenat.

“Po, patjetër që e ndihmoj me ushqimet dhe kam ndërruar edhe bebelinat. E bëj me gjithë qejf (qesh)- vazhdoi me tej ish-modeli. Ai ka folur edhe për dasën të cilën e kishte menduar këtë vit por nuk kishin mundësi pasi bashkëshortja ishte shtatzënë por mendohet ta bëjnë vitin që vjen.

“E kishim planifikuar ta bënim këtë vit, por ishte shumë e vështirë ngaqë Kat ishte shtatzënë. Për këtë arsye mendojmë ta bëjmë vitin që vjen, me shpresën që mos të bëjmë me fëmijë deri sa të bëjmë dasmën (qesh).”- përfundon Alessio
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb