Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy e cila së fundmi ka vendosur ti befasoj të gjithë, pasi do të kandidojë për Presidente të Kroacisë.



View this post on Instagram


💎

A post shared by Ava Karabatić (@ava_karabatic_official) on


Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen në vitin 2020, ndërsa 31 vjeçarja ka vendosur të kandidoj dhe këtë e ka bërë të ditur vet në rrjetin social Instagram.

‘E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur’, thotë Ava në videon e publikuar.

Në platformën elektorale, Karabatic ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb