Steve Bannon, ish-ndihmës i Donald Trump, i kërkoi një gjykatësi federal të enjten që ta lironte nga burgu më herët, për shpërfillje ndaj Kongresit.

Bannon u burgos në fillim të kësaj vere për të filluar vuajtjen e një dënimi me katër muaj pasi sfidoi e një thirrjeje të Kongresit ku një komitet i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve, hetonte sulmin e Kongresit të SHBA më 6 janar 2021.

Mësohet se ai do të lirohet nga burgu më 29 tetor.

Dënimi i tij me burg ishte pezulluar pasi ai ankimoi dënimin e tij në gjykatat federale në Uashington, DC. Por një trupë gjykuese prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Qarkut të DC në SHBA vendosi kundër tij në maj, Banon urdhërua të fillonte të kryente dënimin.

Tani, Bannon po i kërkon gjykatësit federal që mbikëqyri gjyqin e tij që ta lirojë para kohe. Avokatët e tij po argumentojnë se nëse gjykata e apelit pranon të shqyrtojë çështjen ose refuzon ta bëjë këtë për shkak të mospajtimit të të paktën një gjyqtari, ajo “do të ishte domosdoshmërisht një rrethanë ndërhyrëse dhe e ndryshuar që nga vendimi i fundit i kësaj Gjykate për lirimin me kusht. ”

Ata thanë se nëse gjykatësi Carl Nichols nuk pranon ta lirojë para kohe, ai duhet të “ulë dënimin e tij … dhe të vendosë një periudhë lirimi me kusht”.

Përpjekjet e mëparshme të Bannon për të mbetur i lirë janë refuzuar, nga gjyqtari Nichols dhe Gjykata e Lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb