Ish portieri i Milanit, braziliani Nelson Dida, ka folur për Radio Serie A, lidhur me portierin francez, Mike Maignan që mbron aktualisht portën e kuqezinjve:

“Herë pas here komunikojnë me Mike. Ai madje më pyet nëse e kam parë ndeshjen dhe më kërkon ndonjë këshillë. Për mendimin tim, ai është padyshim një nga më të mirët në Serie A. Ai di të luajë shumë mirë edhe me këmbë, gjë e cila është padyshim avantazh për portierët. E pash në derbi dhe më pëlqeu shumë”, u shpreh ish portieri brazilian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: