Ish-portieri i Rumanisë, Rica Raducanu u tregua i ashpër me Kosovën, pasi këta të fundit u larguan nga fusha përpara kohe, për shkak të thirrjeve raciste në stadiumin e Bukureshtit.
“Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën tonë, ne do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes.
Luaj futboll në fushë nëse je i mirë, kaq! Ata erdhën me planin për ta braktisur ndeshjen, por nuk ia dolën”- tha ai. Kujtojmë që UEFA vendosi që Rumani të fitojë 3-0 sfidën në tavolinë, ndërsa Kosova tashmë do t’i drejtohet CAS-it.
(J.S/BalkanWeb)