TIRANË

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka prezantuar librin e tij të titulluar “Nocturn”.

Në ceremoninë e publikimit të librit morën pjesë personalitete të politikës, njerëz të medias dhe miq të ish-kreut të shtetit. Në këtë promovim morën pjesë ish-kryeministri Aleksandër Meksi, gazetari Bashkim Hoxha, botuesi i njohur i gazetës së re Liberale Henri Çili, filozofi Përparim Kabo etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkim Hoxha: Në libër përshkruhet mjaft bukur realiteti shqiptar, për çështjet më të rëndësishme të kombit tonë. Në libër janë përshkruar me hollësi ngjarje si Gërdeci, 21 janari, për pushtetin dhe sesi luhet për pushtet.

Aleksandër Meksi: në libër përshkruhet edhe diktatura në Shqipëri, si erdhi demokracia dhe si rrodhën ngjarjet më tej. Sido që të jetë, situata ka ndryshuar, por mungojnë analiza për të evidentuar për atë që ka ndodhur. Në libër përshkruhet sesi kundërshtarët konsiderohen armiq. Ky libër sjell me detaje ngjarje, pasi autori ka qenë edhe president i Republikës së Shqipërisë. Interesant se në libër flitet për shqiptarët në Ballkan, për mediat, ekonominë etj.

Henri Çili: Mendoj se ky libër ka shumë rëndësi për kulturën tonë politike, shoqërore apo të gjithë ata që studiojnë politikën. Ne jemi të nderuar që e kemi botuar atë. Unë e kam lexuar dhe do të thosha që ky libër ka zbërhyer shumë bukur realitetin tonë,na dëshmon me ngjarje dhe situata. Bamir Topi është një njeri me vlera dhe figurë konstruktive.

Përparim Kabo: Libri është i  vendosur mes politikës dhe jetës së presidentit. Në libër flitet edhe për babanë e Bamirit, që i tregoi të birit kulturën dhe njerëzinë. Në libër flitet për karaktere të ndryshme njerëzore. Biografitë janë ose të autorizuara ose të shkruara vetë. Libri mban aromë ballkanike, por ju nuk e keni mentalitetin ballkanik, përkundrazi. Ky është një libër i unit për unin por në marrëdhënie me të vërtetën. Në libër, dialog i hapur dhe shpotitës me Berishën. Ky dialog me të mendoj se është tipar i emancipimit së shoqërisë.

Bamir Topi: Çfarë kam pasur për të thënë, e kam botuar në atë libër. Shkruajtja e librit ka qenë e vështirë, pasi ka pasur ngjarja pa fund në jetën time. Jam menduar dhe stërmenduar për të shkruar librin dhe për të thënë diçka natyrale, shumë të sinqertë. Ju që jeni këtu, koloriti i librit që kam shkruar. Për fat të keq, e vërteta nis e shtrembërohet dhe shkruhet sipas fitimtarit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb