Mauricio Sarri te Juventusi ka ndarë botën bardhezi. Një pjesë e tifozëve e shohin si trajnerin ideal, ndërsa pjesa dërrmuese është kundër ardhjes së tij në stolin bardhezi. Një prej tyre është edhe ish-presidenti i Juventusit, Xhovani Kobojli Xhijli, që në një prononcim për radion “Kiss Kiss Napoli”, ka rrëfyer atë që mendon.

Sarri
Sarri

“Sarri te Juventusi? Si tifoz them jo, si drejtues mendoj se mund të bëhet. Por Sarri nuk ka klas, pavarësisht sesa trajner i zoti është. Pastaj atë gishtin e mesit që u tregoi asokohe disa tifozëve të Juventusit, ta marrë dhe ta fusë tek ai vend… Besoj se avokati Anjeli nuk do ta kishte marrë në konsideratë një si Sarri!”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: