TIRANË- Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar pas vdekjes së 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë. Nishani iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të riut shkodran ndërsa thotë se sakrifica e rinisë është një akuzë e madhe.

“Ngushëllimet më të ndiera dhe solidaritetin tonë me familjen e Florenc Beqirit. Sakrifica e rinisë shqiptare një akuzë e madhe!”, shkruan Nishani në “Facebook”.

Florenc Beqiraj u gjet i mbytur me një tel në fyt më 14 dhjetor në një qendër të Paraburgimit Administrativ në Marsejë. Ai qëndronte aty që prej 27 nëntorit dhe më 15 dhjetor do të kthehej në Shqipëri. Të premten më 22 dhjetor mjekët e spitalit ku qëndronte Florenci në vdekje klinike i kanë shkëputur oksigjenin.

Nishani fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb