“Princi” është bërë President: Diego Milito është zgjedhur numri 1 i klubit Racing në Argjentinë. Ish-sulmuesi i Interit pason Victor Blanco (ka qëndruar në krye për më shumë se një dekadë), në krye të klubit në të cilin ai u rrit dhe ku përfundoi karrierën e tij si futbollist në 2016 pasi u largua nga Italia në 2014 (Racing është ekipi nga i cili vjen edhe Lautaro Martinez, kapiteni aktual i zikaltërve).

“Falënderoj njerëzit që më vendosën në këtë pozicion dhe që më lejuan të realizoj një ëndërr të madhe. Të jesh i zgjedhur do të thotë një nder, një angazhim dhe një përgjegjësi për të ndërtuar klubin që ëndërrojmë. Do t’u jem përgjithmonë mirënjohës atyre, atyre që më shoqëruan në këtë punë, në këtë moment do të fillojmë punën për zgjidhjen e prioriteteve më urgjente”, janë fjalët e parë të Militos si president.

Pjesëmarrje rekord në ditën e zgjedhjeve me 17,090 votues, 45,74% nga 37,360 të regjistruar në listën zgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: