Ish-sekretari Amerikan i Shtetit Henry Kissinger ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare. Kissinger shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford.
Në një deklaratë, Kissinger Associates, një firmë konsulence politike që ai themeloi, tha se ish-diplomati me origjinë gjermane vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut, ka raportuar BBC.
Gjatë karrierës së tij të gjatë prej dekadash, Kissinger luajti një rol kyç dhe ndonjëherë polarizues në politikën e jashtme të SHBA-së. Ndërkohë, ai ka marrë dhe çmimin Nobel për Paqen.
Ndërkohë nuk jepet shkaku i vdekjes.