“La Dépêche du Berry” ka botuar, të mërkurën e 23 gushtit 1939, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me vizitën e mbretëreshës Geraldinë në qytetin francez të Orleanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Loiret
Orléans. — Vizita e mbretëreshës Geraldinë.
“— Të dielën në mbrëmje, orleanasit që ishin në sheshin Martroi kanë vënë re ndoshta, rreth orës 19:15, dy makina të forta të markave të huaja, të regjistruara 936 dhe 939 — T. T. 9 X — që transportonin një duzinë personash. Por pa dyshim, shumë pak e dinin që dy gratë e reja që zbritën për të admiruar bazat e relievit të statujës së Foyatier (Bëhet fjalë për statujën e Zhan D’Arkës) ishin ish-mbretëresha e Shqipërisë dhe një nga motrat e mbretit Zog. Mbretëresha Geraldinë, e cila erdhi nga qyteti i Bourges-it, kishte mbërritur në Orléans rreth orës 18:40.
Me njerëzit e suitës së saj, ajo vizitoi katedralen, më pas bëri një ndalesë në sheshin Martroi. Ndërsa doli nga makina, ajo vuri një palë syze të errëta. Por kjo masë paraprake ishte e panevojshme; askush nuk dyshoi për praninë e saj në Orléans. Askush përveç policisë, sepse gjatë gjithë qëndrimit të saj në qytetin tonë, ish-sovranja u shoqërua heshturazi nga z. Eigle, komisar i policisë dhe dy inspektorë. Rreth orës 19:20, të dy makinat morën rrugën për në Paris.”
/Darsiani.com