Emanuele Adebayor thotë mjaft. 39-vjeçari nga Togo ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur.  Adebayor mbahet mend pasi ka luajtur për disa skuadra të rëndësishme si  Monaco, Manchester City, Tottenham, Real Madrid, Crystal Palace, Basaksehir dhe  Kayserispor.

“Karriera ime si futbollist ka qenë një rrugëtim i madh. Faleminderit të gjithë tifozëve që kanë qenë gjatë gjithë rrugës. Unë jam mirënjohës për gjithçka dhe i emocionuar për atë që do vijë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb