Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë duhet të dorëzojnë disa dokumente në Ministrinë e Financave. Janë në total 5 mijë përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave nga janari deri në tetor të vitit të shkuar. Burime zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se trashëgimtarët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentacion. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot listën e përfituesve me të gjitha detajet për çdo dosje. Në listën e publikuar shënohet me “V” në rastet kur dokumenti është në rregull, me X kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.

Dokumentet

Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Shkrimin e plotë e gjeni në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb