Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, i cili ka drejtuar skuadrën për më pak se 4 muaj në sezonin 2016-2017, ka zbuluar së fundmi arsyet përse Gabigol rezultoi një dështim te zikaltërit por jo vetëm.

“Gabigol mendonte se ishte në Brazil dhe ecte në vend që të vraponte,” shprehet De Boer për ESPN.

“Ai donte të merrte topin pa vrapuar në hapësira, ai nuk e kuptonte që duhet të stërvitej fort. Nuk është koincidencë që ai praktikisht nuk luajti asnjëherë tek Inter. Ai duhet të shohë veten e tij në pasqyrë, të vërtetojë çdo ditë se mund të bëhet një lojtar i denjë, duke mos e parë veten e tij si një superstar.

Potenciali për të qenë një lojtar fantastik është, pasi ka një të majtë të mirë, por futbolli europian nuk është si ai brazilian. Shpresoj që ta kuptojë sa më herët këtë gjë përndryshe do të jetë një humbje për futbollin brazilian.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb