Nuk mund të qëndronte i heshtur Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi që në vitin 2016 arriti kualifikimin historik për në europianin që u zhvillua në Francë. Italiani, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, shpreh të gjithë solidaritetin me popullatën e goditur nga tërmeti dhe me familjet e viktimave.

De Biaziii
De Biaziii

“Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forca Shqipëria”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb