Jurgen Klopp mbetet një nga personazhet më karizmatikë të botës së futbollit. Komentet e tij lidhur me evropianin padyshim, janë kryefjala e medias sportive, pasi edhe interesimi mbi favoritët e evropianit në Gjermani është mjaft i madh. I veshur me fanellën e Gjermanisë, Klopp vendosi që të marrë pjesë në një ndeshje të tenisit, aty ku nga mediumi ESPN mori disa pyetje.
Tekniku gjerman dha mendimin e tij se kush do ta fitoja Euro 2024, dhe duket se ai po e mbështet Spanjën e Luis De La Fuentes.

“Për momentin duket se Spanja mund ta bëjë, por Gjermania është gjithashtu e mirë, Franca mund të jetë e mirë dhe Anglia do të jetë më e mirë definitivisht”, u shpreh ai.
Klopp gjithashtu foli edhe për Copa America aty ku përmendi tri kombëtare si favoritet për ta fituar këtë garë.
“Argjentina, Brazili, Kolumbia ose Uruguai. Unë mbrëmë pata një bisedë me Alisson dhe nuk mund të zgjedhë njërën prej tyre”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: