Trajneri francez, Rudi Garcia, nuk ka hezituar të rikthehet mbrapa në kohë, për të folur rreth eksperiencës që pati në pankinën e Napolit. Garcia sulmoi Presidentin e klubit napoletan, duke e konsideruar si një person që nuk merr vesh nga futbolli.
“De Laurentiis? Surpriza e vërtetë do të kishte qenë të më mbante. Në këtë mënyrë ai do të kualifikohej në Champions League, në vend që të përfundonte i dhjeti. Ndoshta ai i tha ato gjëra sepse e kuptoi se u tregua pak idiot. E bëri për të mbuluar disa gabime.
“Mendova se po punoja me një zotëri, por ai doli të ishte dikush që përzihet në gjëra që nuk janë puna e tij. U ndëshkova sepse i thashë të qëndronte në vendin e tij. Ai donte që unë të lija një lojtar të luante 45 minuta, të fusja të tjerë në pjesën e dytë. Në moshën 60 vjeç nuk pranova.
“De Laurentiis e kupton kinemanë, por jo futbollin. Kur mbërrita, të gjithë donin të largoheshin, lojtarët ankoheshin se paguheshin pak. Unë u përpoqa të motivoja mjedisin.
“Pa Giuntolin, askush nuk ndërhynte kur Osimhen ose Kvaratskhelia nuk pranonin zëvendësimin. Do të ishte e drejtë të thuhej se objektivi ishte kualifikimi në Champions League”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)