Ish-ylli i futbollit afrikan, Didier Drogba u emërua ambasador i një fushate të Federatës Ndërkombëtare të Automjeteve (FIA) për të promovuar sigurinë rrugore në Afrikë, u njoftua sot nga organizatorët.


E pagëzuar me emrin “Hapat e sigurtë, siguria rrugore në Afrikë”, fushata, e cila do të zgjasë dy vjet, do të shpërndajë në tërë Afrikën video, shenja rrugore, faqe interneti etj..


Jean Todt, president i FIA-s dhe i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Sigurinë Rrugore, vlerësoi personalitetin e shquar të Didier Drogba-së, famën dhe popullaritetin e tij në të gjithë Afrikën, që përbëjnë një aset të madh në ndryshimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës dhe zvogëlimin e numrit të vdekjeve.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb