TIRANE – Erla Mëhilli është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë sërish një djalë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike me anë të një postimi në Instastory.

Erla ka postuar një foto të djalit të saj të madh, së bashku me vogëlushin e saj që erdhi në jetë vetëm një ditë më parë, më 12 gusht. Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me emrin e vogëlushit.

Me siguri jo vetëm ajo por e gjithë familja është lumturuar me ardhjen në jetë vogëlushit të saj. Kujtojmë që ish-zëdhënësja e PD-së u bë nënë për hetë të parë në vitin 2014 dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin, Akid.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: