Ish-zëvendës ministri rus i mbrojtjes është arrestuar sot nga administrata e Putin, në episodin më të fundit të asaj që duket si një fushatë kundër abuzimeve në elitën e ushtrisë së vendit, ose e zyrtarëve të lidhur me ish-ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu.

Ish-zëvendës ministri Pavel Popov përballet me deri në 10 vjet burg nëse provohen akuzat e mashtrimit, njoftonin mediat ruse, të cilat shtonin se paraburgimi fillestar është caktuar deri më  29 tetor.

Çështja kundër Popov lidhet me aktivitetet e biznesit në një impjant të kontestuar ushtarak pranë Moskës që është quajtur më parë nga mediat “parku i lodrave të ushtrisë ruse”, duke iu referuar abuzimeve.

‘Parku i Patriotve’ ka qenë në fakt një projekt i nisur nga ish-ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, me qëllim frymëzimin apo indoktrinimin e të rinjve me armatimet dhe pajisjet ushtarake sovjetike e ruse.

Në të kishte poligon, bazë ajrore, muzeume ushtarake dhe një kishë për forcat e armatosura, të dekoruar me mozaikë të ushtarëve rusë e sovjetikë. Por kohët e fundit impjanti ishte vënë në vemendje të mediave për abuzime financiare nga zyrtaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb