Në kryeqytetin e Serbisë pasditen e sotme ka ndodhur një krim i rëndë ku djali ka therur me thikë babanë e tij. Lajmi është konfirmuar nga MPB-ja serbe për agjencinë Tanjug.

Burime jozyrtare të mediave serbe njoftojnë se vrasja ka ndodhur në banesën familjare në rrugën “Resavska” në qendër të Beogradit, ndërsa viktima është identifikuar si Branimir Ljumoviq (79), ish-udhëheqës i Dhomës Ekonomike të Serbisë.

R.Lj. (37) ka shkuar vetë në polici dhe ka deklaruar se e ka vrarë të atin me 15 goditje thike.

“Lajmin e morëm vesh pak para orës 15:00, ndërsa të moshuarin e gjetëm të therur me thikë”, sqaron policia.

Djali, i cili sipas fqinjëve ka qenë i varur nga droga, pas kryerjes së vrasjes i është rrëfyer shokut të vetë për krimin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb