Deputetja e PD Ina Zhupa, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24,ka deklaruar se ka vizituar Ervin Salianjin në burg dhe ka treguar se ai ndodhet më i motivuar se kurrë.
Zhupa ka treguar edhe ndjesitë që i shtynë të ndërmarrin aktin e djegieve të karrigeve, akt pas të cilit u dënuan me përjashtim nga jeta parlamentare për periudha të ndryshme kohore 24 deputetë të PD.
“Momenti i karrigeve në Kuvend, asnjë deputet nuk e ka pasion të kalojë në atë akt të djegies së karrigeve. Arsyeja se përse e bëmë, në kohën kur ishte arrestuar kolegut tonë Salianji, izolimi i liderit tonë. Isha në krah me deputetin Salianji, ishte atë ditë ku morëm karrigen. Kur shkova në Kuvend pashë serish emrin e Salianjit në Kuvend dhe kishte kaluar 48 orë në qeli. Mendoni se qëndroja aty dhe do të kisha qetësi e të sillesha mirë me socialistët? Isha më e motivuar për të marrë çdo akt ndaj asaj padrejtësie. Isha e gatshme për çdo sakrificë, për atë padrejtësi që iu bë kolegut tim dhe mikut tim”, tha ajo.
Nisida Tufa: Keni shkuar ta takoni në burgun e Fierit?
Ina Zhupa: Kam shkuar ta takoj, por kurrë nuk e kam bërë publike. Salianji është atje me mënyrën më të padrejtë të mundshme. Nuk ka firmosur kurrë asgjë. Është i motivuar, bën edhe takime politike dhe është më i update-uar se kolegët që janë jashtë. Ai vazhdon bën opozitë edhe nga qelitë e burgut të Fierit. Do të dalë më i fortë që andej para kurorëzimit të fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e majit.
(BalkanWeb)