TIRANE
Aktorja e njohur Eliona Pitarka dhe partneri i saj, së shpejti do të bëhen prindër për herë të tretë. Të bekuar dy herë me vajza, duket se çifti këtë herë, fare të papërgatitur, pritet të gëzohen me një anëtar të ri në familjen e tyre.
Pak ditë më parë, Eliona zbuloi se ky lajm ishte surpriza më e bukur e Vitit të ri, ndërsa sot ajo ka ndarë me të gjithë si u erdhi lajmi i papritur.
Në javën e katërt të shtatzënisë, aktorja tregon se gjithçka erdhi pas një testi të thjeshtë që ajo bëri menjëherë sapo kishin filluar dyshimet dhe më pas zbuloi se një krijesë e re kishte nisur të krijohej në trupin e saj. Surpriza më e bukur, tregon ajo, që “vendosi vetë” të vijë në jetë…
Gjithçka nisi me një vonesë cikli prej 4 ditësh… Ndoshta shumë shpejt për të bërë një test e për të menduar që mund të isha shtatzënë, e sidomos këtë herë që as nuk po tentonim për një të tillë. Por e pata një ndjesi të çuditshme atë ditë të diele në mëngjes, u zgjova duke menduar që patjetër do bëja një test në atë moment. Zbriti Desi poshtë pallatit tek farmacia, mori testin dhe ma solli në shtëpi. Ndërkohë që nxitoi për tek salloni se e kërkuan gocat… U futa në tualet dhe e bëra testin menjëherë. Duke qenë se ishte e paplanifikuar, isha e mpirë e gjitha, nuk po dija se si të reagoja ato 20 sekondat e para. Bebushi im, ti ke qenë në lutjet dhe dëshirat tona, por ti thjesht vendose të vish kur të donte qejfi ty e jo kur mama me babin e kishin planifikuar me të tyren. ZOTI di vetë se kur i bën gjëra. Ai e di kohën më të mirë në botë!
Ti je surpriza më e bukur që kam marrë ndonjëherë në jetë! Mezi presim të të marrim në krahë e t’i bashkohesh familjes sonë! Të duam pafund… mama, baba, Gala e Sansa!
Po ju mama, në cilen javë e keni marrë vesh që jeni shtatzënë?
Unë pa bërë 4 javëshe ende.