Efektivi i “Shqiponjave”, Erion Goxhara është dorëzuar sot në polici, pasi plagosi dy ditë më parë Florenc Kostën. Gazetari i News24 Igli Celmeta raporton fjalët e para të Goxharës pas vetëdorëzimit.

Mësohet se pas dorëzimit, efektivi Erion Goxhara, baba i dy fëmijëve ka shfaqur pendesë për atë që bëri.

Para kolegëve të tij gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të 19 gushtit 2024, në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet. Efektivi 46-vjeçar ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Ky i fundit ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Punonjësi i Policisë ka ndaluar dhe e ka qëlluar 6 herë duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosurit, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me automjetin e tij, për t’u vetëdorëzuar pas 2 ditësh.

Shkak për ngjarjen besohet se është një lidhje jashtëmartesore. Lorenc Kosta, 45 vjeç dyshohet se ka patur lidhje me bashkëshorten e policit.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: