TIRANE


Jona Spahiu e ftuar në emisionin “Soirée” në Top Channel ka folur për jetën e saj tani që është bërë por edhe për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj, Frenkli Ymerin.


Jona ka pohuar edhe njëherë që ata të dy janë njohur në punë madje bekon atë që e çoi në Digitalb ku në këtë mënyrë u njoh me Frenklin.
Jonida Shehu e ka pyetur se kush e ka hedhur hapin i pari dhe sigurisht që ai do të ishte Frenkli.


“Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”, është shprehur Jona Spahiu.
“Ti kishe kuptuar gjë?”, e pyet më tej Jonida Shehu.

“E kisha kuptuar pak sepse e shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh.”-ka treguar Jona.

E pyetur sesi Frenkli e shprehu pëlqimin për të dhe Jona ka treguar se ajo ishte një qëllim që ai i kishte vendosur vetes dhe që e arriti.
“Frenkli është natyrë që pak herë i ka ndodhur që të mos i arrijë gjërat që do. Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”, tha Jona Spahiu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: