Analisti Lorenc Vangjeli dhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha u përfshirë nga debati në emisionin Log. në News24 me Endri Xhafon, lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011. Vangjeli iu drejtua Bashës se atë ditë ishte në anën e atyre që pushkatuan protestuesit, ndërsa i kërkoi që të bëhet i penduar politik dhe të tregojë të vërtetën për ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PL, Ilir Meta për atë që ndodhi 13 vjet më parë gjatë protestës së opozitës. Ndërsa Lulzim Basha iu përgjigj Vangjelit duke i thënë se po bën prokurorin, ndërsa shtoi se ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për 21 janarin, duke kërkuar hetim të plotë dhe të pandikuar nga politika.

Debati në Log.

Lorenc Vangjeli: Ju dëgjoj kur flisni dhe më dukeni si dëshmitarët te kuklla përballë dhe shikonin teatrin e përgjakshëm që ndodhte në Bulevard. Ju nuk mund ta thoni këtë. Ju jeni nga subjektet e asaj historie, keni qenë ministër i Brendshëm, keni qenë majë tarracës dhe keni patur përgjegjësi politike për atë që bënte trupa në varësinë tuaj. Kushdo mund ta thotë këtë, por jo ju.

Lulzim Basha: Në 13 vitet që kanë kaluar nga ngjarja tragjike e 21 janarit që është qëndrimi im i pandryshuar jo vetëm në median kombëtare por edhe ato ndërkombëtare, qëndrimet mia nuk ndryshojnë sipas interesave dhe ne veçanti në raport me një ngjarje të tillë pikërisht për shkak të përgjegjësisë politike që kam patur në një ditë të tilë qëndrimi im ka qenë ky që shpreha edhe sot.

Lorenc Vangjeli: Ishit nga ana e përkundërt e kullave, ishit nga ana e kondakëve të automatikëve që hapët zjarr.

Lulzim Basha: Përpjekja për të bërë gjyqin e 21 janarit në çdo studio televizive është një tjetër mëkat që bëhet në kurriz të viktimave të 21 janarit.

Lorenc Vangjeli: Do të doja t’ju ftoja të merrnit përgjegjësinë tuaj…

Lulzim Basha: I kam marrë përgjegjësitë e mia duke bërë të qartë prej ditës së parë qëndrimin tim për hetim të plotë dhe të gjithëanshëm. Sot e kësaj dite zoti Rama nuk del dhe të kërkojë falje për organizimin e 21 janarit ose për përfshirjen e sebepit të 21 janarit në qeveri…

Lorenc Vangjeli: Rama dhe njerëzit e tij ishin përballë tytave të automatikut ju ishit në anët e kondakut.

Lulzim Basha: T’ia lëmë drejtësisë. Nëse dëshironi të bëni prokurorin duhet të shkoni te SPAK-u dhe të bëheni prokuror.

Lorenc Vangjeli: Kam qenë gazetar atë ditë. Të ftoj të bëhesh i penduar i politikës. Ju e dini çfarë ka ndodhur atë ditë. Ju duhet të thoni të vërtetën për atë ditë për Sali Berishën, për Edi Ramën dhe Ilir Meta.

Lulzim Basha: Kam kërkuar hetim të plotë, të gjithëanshëm, profesional dhe të ndarë nga politika. Të merret gjithçka në shqyrtim nga drejtësia. Askush tjetër nuk duhet të bëjë gjyqin nëpër studio televizive. Edi Rama nuk kërkon falje as për 21 janarin as për marrjen e sebepit të 21 janarit, Ilir Metën.

Endri Xhafo: A kërkuat të dorëhiqeshit atë ditë, por disa persona ju këshilluan të mos e bënit?

Lorenc Vangjeli: Dy emra ua them unë, Bamir Topi president i Republikës dhe i ndjeri i paharrueshëm, Sokol Olldashi.

Lulzim Basha: Atë ditë dhe në javën në vijim çdo dilemë etike për të braktisur detyrën do të ishte me pasoja për një ngjarje të nderë të rendit publik. Kam bërë një zgjedhje jo të lehtë në funksion të interesit publik.

Endri Xhafo: Më kanë thënë që Lulzim Basha ka dashur të japë dorëheqjen si një mënyrë për t’i distancuar për atë që ndodhi…

Lulzim Basha: Po, është e vërtetë, por më bëre të them diçka që nuk ka vlerë sot. E vetmja vlerë që ka sot, është kjo, që në balancë ato dit%, ato javë ishim në prag të një shkalafitje shtetërore, të një shoqërie që 1 dekadë e gjysmë më parë kishte përjetuar diçka shumë të dhimbshme me kosto të lartë, duhet të prevalonte në fund gjithmonë interesi publik.

Lorenc Vangjeli: Ju kërkuat dorëheqjen e Edi Ramës se thatë ka dalë në përgjimet e banditëve. Ndër ju do të duhej të kishit detyrimin moral bazuar në kodin moral për të dhënë dorëheqje sepse ishin përgjegjës nga pikëpamja e hierarkisë të banditëve që qëlluan dhe pushkatuan pa gjyq 4 qytetarë…

Lulzim Basha: Të mos ta mbyllim me një pretencë të njëanshme. E rëndësishme është që edhe në këtë ngjarje si në ccdo ngjarje tjetër ka një diferencë bardhë dhe zi të qëndrimeve të protagonistëve 34-vjeccarë dhe qëndrimeve të mia. Unë kam besuar prej ditës së parë në politikë se nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer qytetarëve përvecc ligjit. Nuk ka sicc pretendojnë këta shkelje ligji për t’i shërbyer qytetarëve, është marrëzi në rastin më të mira dhe poshtërsi në rastin më të keq. Zoti Rama sot përdor gjithccka jo vetëm për mandatin e pushtetit por për t’iu imponuar drejtësisë, për të shpërbërë ose vënë në kontroll SPAK-un…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb