Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi.

Ish-anëtari i Komisionit të tenderit të sterilizimit, Genc Burazeri, në dëshminë e tij para komisionit ka deklaruar se ka kërkuar mbylljen e disa sallave kirurgjikale.

“Kam dhënë dorëheqjen pas përfundimit të fizibilitetit. Kontributimi im, theksimi i rëndësisë së kontrollit e parandalimit të infeksioneve nosokoniale, që përfshijnë jo vetëm shërbimet spitalore. Kontributi im më shumë se kontribut ka qenë premisë.

Kemi kontaktuar ish-ministrin Halim Kosova për ta sensibilizuar për nevojë urgjente për mbylljen e disa sallave kirurgjikale, të cilat dolën me ndotje:

Shkalla ORL, shkalla mikrobike 43 përqind

Urgjenca e kirurgjisë 2/3, kirurgji 40 përqind. Nuk ka vend për diskutim. Ishim si Afrikë subsahariane! Ka pasur shumë vdekje si pasojë e gjendjes septike”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime në komision, si nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ashtu edhe nga Plarent Ndreca.

Vokshi ka deklaruar se një përcaktim i tillë është i rëndë dhe në rast se kjo do të ishte e vërtetë do të kishte sjellë vdekjen e shumë personave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb