Burime jo zyrtare kanë bërë m dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një  droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni.

Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar  fluturimin e dronit  afër rrethimit, ka njoftuar policinë për marrjen e masave, pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi të kalçetos.

Nga kontrollet e imtësishëm të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë  gjetur 2 Iphone, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Në harkun kohor të pak ditëve janë evidentuar  të paktën dy raste të fluturimit të dronëve rreth burgjeve shqiptare.

Lidhur me rastin e fundit ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa është kaluar në gatishmëri në të gjitha IEDP .

Kujtojmë se më 8 shtator një tjetër dron u pikas në burgun e Burrelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb