VLORË

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të cilët ishin kthyer në tmerrin e shoferëve dhe pronarëve të makinave.

Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar shtetasit G. S., 28 vjeç, R. S., 21 vjeç dhe M. L., 24 vjeç, me banim në Babicë e Madhe, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tyre pasi ditën e djeshme këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale (bateri makinash, naftë dhe vegla kamioni) në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb