Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se një shtetas i cili është në proçes divorci nga bashkëshortja ka lyer këtë të fundit me benzinë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa sipas asaj që thotë policia shtetasi me inicialet B.T ka shkuar në banesën ku jeton bashkëshortja e tij dhe ka kryer aktin e rëndë.

Aktualisht gruaja po merr shërbim mjekësor pranë spitalit rajonal të Korçës gjendja e së cilës nuk dihet akoma ndërsa policia është në kërkim të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se gruaja do të dërgohet drejt Tiranës, pasi në spitalin e Korçës nuk mund të marrë trajtimin e duhur për shkak të plagëve të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb