Një familje agjentësh rusë të cilët udhëtuan me avion drejt Moskës në shkëmbimin më të madh të të burgosurve Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë, kishin qene kaq te fshehte sa edhe fëmijët e tyre e morën vesh se ishin rusë vetëm pasi avioni me te cilin udhetonin u nis drejt Moskes, njoftoi Kremlini sipas agjencise se lajmeve reuters.
“Para kësaj, ata nuk e dinin se ishin rusë dhe se kishin ndonjë lidhje me vendin tonë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Me siguri e patë që kur fëmijët zbritën nga shkallët e avionit ata nuk flisnin rusisht dhe se presidenti Putin i përshëndeti dy femijet në spanjisht” deklaroi Peskov.
Artem Dultsev dhe Anna Dultseva ishin, te cilet ishin agjentë të fjetur rusë që prisnin urdherat e Moskes, ishin denuar nga një gjykatë në Slloveni nën akuzën si spiunë argjentinas të cilët kishin shkuar ne Lubjane për të marrë informacion per vendin anetar te BE-se dhe Nato-s, Sllovenine.
Peskov tha se ndërsa çifti mbahej në burg, atyre iu lejua akses i kufizuar për të takuar fëmijët e tyre. Shkëmbimi masiv i së enjtes ishte rezultat i viteve të negociatave të ndërlikuara të që përfshinin SHBA-në, Rusinë, Bjellorusinë dhe Gjermaninë, duke e çuar përfundimisht Berlinin të binte dakord me kërkesën kryesore të Moskës – lirimin e vrasësit të dënuar rus Vadim Krasikov.