Dy miliarderë francezë që kishin premtuar të dhuronin 270 milionë funta për rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi që çatia e saj kishte marrë flakë dei tani kanë dhënë vetëm 18 milionë funta. Dhe kjo pasi që janë kritikuar publikisht.

Bernard Arnault, që është njeriu i dytë më i pasur në botë, dhe Francois Pinault, që është pronar i fir dhuruan shumën në mënyrë që restaurimi të fillojë.

Por miliarderët që premtuan edhe 490 milionë funta të tjera nuk kanë dhënë shumën e premtuar.

Zyrtari i lartë për komunikim publik për katedralen e Notre Dame, Andre Finot, ka zbuluar në fillim të muajit se ata që premtuan shuma të famshme nuk kanë paguar as edhe një cent.

Qeveria franceze këtë javë kaloi tre ligje për rikonstruktimin e objektit të famshëm.

Zjarri kishte kapluar çatinë e katedrales dhe pastaj zjarrfikësit e kishin pasur thuajse të pamundshme që të e fikin zjarrin, pasi që struktura e këtij objekti ishte e tëra prej druri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb