Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”.

Shtetasit A. B. (59 vjeç) dhe Sh. S. (51 vjeç), ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kosovë për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Arrestimet u realizuan pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me autoritetet në Kosovë. Një gjykatë në Gjakovë kishte vendosur dënim prej 2 vjetësh burgim për ta.

Sakaq, autoritetet po punojnë për të organizuar ekstradimin e tyre në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb