Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë dhe i realizuar në të njëjtin fshat, Shënavlash, tronditi serish opinionin publik, kur policia zbardhi vrasjen brenda familjes.

62-vjeçari Enver Balla u qëllua për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri Esmerald Balla.

Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash.

Djali i viktimës dhe vëllai i autorit, ka folur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

“Marrëdhënia ka qenë si të ishin shokë. Unë kam kërkuar për të dhe nuk e gjeja. Kemi kërkuar 2 javë rresht. Kur të dalë e vërteta do të jem i pari që flas.Babai nuk më ka shprehur shqetësime. Fola pak ditë para ngjarjes, ishte i qetë. Babai nuk më shfaqi asnjë shqetësim. Njerka është e mirë, ka qenë si nënë për ne. Vëllai punonte shumë, kishte fitime. Kasaforta ka qenë e hapur për të gjithë familjen, ato para mund t’i merrte kushdo nga ne”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb